Pasuritë minerare të pashfrytëzuara nga kompanitë

Burimet minerare janë mjaft tërheqëse për investitorët e huaj. Por si është situata aktuale e sektorit minerar, sidomos menaxhimi i këtij sektori nga shoqëritë private që kanë fituar lejen për të ushtruar aktivitetin e tyre. Në fakt shume prej tyre rezultojnë me probleme si për shfrytëzimin e minierave ashtu edhe investimet e kryera në to.
Një nga këto kompani është edhe ACR-ja, kompani e grupit Decometal, e cila prej 11 vitesh që nga marrja në koncesion e Minierës së Bulqizës nuk ka respektuar kushtet minimale të investimit të vëna nga shteti shqiptar.
Drejtori ekzekutiv i Agjencisë Kombëtare të Burimeve natyrore, Besjan Pesha shprehet për “ABC” se pavarësisht masave të marra nga qeveria ka kompani që nuk e meritojnë lejen e dhënë nga qeveria si për mënyrën e shfrytëzimit ashtu edhe mungesën e investimeve e sipas tij një nga këto kompani është edhe ACR.
Pak kohë më parë kompania ACR arriti në një konsensus edhe me minatorët e Bulqizës të cilët për ditë të tëra vijun grevën e urisë, për shkak të kushteve të rënda të punës dhe mos respektim të të drejtave të tyre nga drejtuesit e saj. Por mesa duket ACR vijon të mbetet larg premtimeve të saj, kjo për shkak edhe të kushteve të vështira financiare, sic raportohet nga media të ndryshme, në të cilën gjendet kompania mëmë austriake “DecoMetal”. Drejtoi i AKBN-së Pesha shprehet se ligji i vjetër linte shumë hapësira për abuzime. Aktualisht në Shqipëri operojnë rreth një mijë subjekte në shfrytëzimin e minierave të kromit, bakrit, hekur nikelit e të tjera mineraleve dekoruese.
Pjesa më e madhe e tyre, sipas Peshës, janë kompani të vogla. Ai gjykon se dhënia e koncesioneve kompanive të mëdha private dhe një bashkëpunim më i ngushtë ndërinstitucional do të bëjnë të mundur që sektori minerar, nga më të rëndësishmit në ekonominë e vendit të lulëzojë edhe në të ardhmen, pasi ka shumë burime ende të pashfrytëzuara./Start/
2012-04-01 11:05