E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, DSHP thirrje qytetarëve për ujin

Banorët kanë hapur puse të ndryshme, duke konsumuar ujë prej tyre për shkak të mungesës së ujit të pijshëm.

“Qytetarët duhet të konsumojnë vetëm ujin e kontrolluar dhe të pajisur me leje konsumi nga institucioni i shëndetit publik”,  deklaroi shefi i sektorit të higjienës pranë DSHP Fier, Nuredin Kallashi.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm me ujin që te konsumojnë, pasi rrezikojnë shëndetin e tyre.  Kallashi ka garantuar konsumatorët e ujit për standardet e ujësjellësit të Fierit, që nga puset, depot deri te rrjeti  i shpërndarjes. Sipas tij, cilësia e këtij uji është e kontrolluar.

"Në qytetin e Fierit janë 26 pika të kontrollit të ujit, qe monitorohen  dy herë në ditë nga  inspektorët e higjienës", theksoi ai. /Start/

                                                                                             2012-04-01 14:40
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›