Stuhi e fuqishme në Kukës

I gjithë qyteti u përfshi nga paniku nga era e fortë që nisi në mëngjes, ndërsa ishte paralajmëruar që të kishte edhe reshje shiu.
“Pavarësisht reshjeve dhe erërave, nuk ka pasur probleme të mëdha, ndërsa qyteti i Kukësit dhe mjaft zona rurale kanë mbetur në errësirë që nga mëngjesi deri në orët e pasdites si rrjedhojë e dëmtimeve të shkaktuara nga erërat e forta në rrjetin elektrik”, tha përgjegjësi i zyrës së emergjencës civile në prefekturën e Kukësit, Azem Tema.
Për pasojë, dëmtime ka pasur përveç në çatitë e banesave, edhe në ndërtesa publike, apo edhe në tabletat e rrugë. Era e fortë ka dëmtuar edhe pemët dekorative. Nga stuhia u ndërpre menjëherë furnizimi me energji elektrike, teksa u shkëput edhe rrjeti i telefonisë për shkak të dëmtimit të kabllove në shumë vende.
Ndërkohë, anë shfaqur edhe reshjet e dëborës në Kukës që nuk kanë shkaktuar shqetësime, ndërsa në zonat rurale është krijuar një trashësi prej rreth 5 centimetrash, ndërkohë qe nga erërat e forta janë dëmtuar edhe disa banesa. /Start/
2012-04-01 15:24