Gramoz Ruci Te nisin revoltat popullore
TIRAN- Partia Socialiste i ka kerkuar dje te gjithe popullit shqiptar te ndrihet ne nje revolte popullore per te kundershtuar ate qe ajo e quan regjimi diktatorial qe po instalohet ne vend nga Sali Berisha. Pas nisjes se hapjes se kutive dhe ndryshimit ne tavolinen e KQZ-se te rezultatit te zgjedhjeve deputetet e PS-se vendosen ti drejtohen rruges se revoltes.
Te gjithe ne kembe te gjithe ne rruge te gjithe ne beteje per mbrojtjen e lirise themelore- ishte apeli i bere nga numri dy i PS-se Gramoz Ruci. Ne mbledhjen e grupit parlamentar socialist eshte vendosur nisja e protestave qytet me qytet duke kerkuar rivendosjen e demokracise ne vend.
Ndodhi ajo qe nuk duhet te ndodhte ne kundershtim me ligjin ne kundershtim me vullnetin e qytetareve ne kundershtim me interesat e Shqiperise ne kundershtim me parimet dhe me vlerat universale te botes demokratike ku duam te integrohemi. Sot populli opozitar eshte sfiduar nga nje regjim diktatorial dhe kusar qe diten per diell permbysen rezultatin e pare dhe te degjuar nga miliona sy e nga miliona vesh drejtpersedrejti ne ekranin e numerimit me nje transparence te papare ne historine e vendit tone -tha Ruci per ate qe ndodhi ne KQZ.
Duke analizuar situaten kreu i grupit parlamentar socialist pohoi se tashme opozita dhe e gjithe Shqiperia eshte vene perpara dy rrugeve. Sot per ne ka dy rruge ose te ulim koken e ti nenshtrohemi nje diktature te faktit te kryer qe vazhdon te vjedhe voten per te vjedhur Shqiperine ose te ngrihemi ne kembe te gjithe ne cdo qytet dhe te perballemi me zemer dhe me trup per te larguar njehere e mire kete diktature. Zgjedhja jone eshte e qarte. E vetmja rruge per ne eshte rruga e revoltes popullore qe nga kryetari i opozites deri tek cdo deputet e te cdo kryetar i sapo zgjedhur bashkie apo komune ne do te jemi ne balle te revoltes- tha Ruci.
Numri dy i PS-se i beri apel te gjithe atyre qe i quajti qytetare te ndershem te ketij vendi per tiu bashkuar opozites ne nje rruge paqesore por shume te vendosur. Duke krahasuar me revoltat qe po ndodhin ne vendet e tjera Ruci tha se Shqiperia nuk eshte Egjipt Shqiperia nuk eshte Tunizi Shqiperia nuk eshte as Libi. Prandaj ne kete vend smund te kete vend edhe per qytetare te lire edhe per diktaturen qe vret sic vrau sot lirine- ishte apeli i kreut te grupit parlamentar socialist.