PS Proteste ne Tirane dhe disa qytete

Deputetet e Partise Socialiste dhe snhume simpatizante do te kthehen mengjesin e sotem perpara KQZ-se per te parandaluar sipas tyre procesin e ndryshimit ter rezultatit te zgjedhjeve ne tavoline. Pas konsultimeve brenda partise deputetet jane shperndare ne qarqet e tyre per te zhvilluar takime te vogla me bazen dhe me pas per te koordinuar protesten e re.
Strategjia e opozites eshte revolte qytetare qe do te nise diten e sotme disa qytete ndersa ne Tirane do te perqendrohet numri me i madh i protestuesve. Ata do te pozicionohen Komisionit Qendror te Zgjedhjeve.
Burime nga selia roze bejne te ditur se deputetet jane shperndare ne zona sipas nje grafiku te percaktuar nga zyra e organizimit ne Partine Socialiste per te kundershtuar vendimmarrjet e KQZ-se per Bashkine e Tiranes. Deri diten e djeshme deputetet jane porositur qe te mbledhin sa me shume njerez ne zonat e tyre te influences dhe te mblidhen ne qytetet kryesore.
Nje pjese e deputeteve dhe simpatizanteve te PS-se te cilet ndodhen prane kryeqytetit do te mblidhen para institucionit te administrimit te zgjedhjeve. Revolta e qytetareve sic eshte cilesuar nga Partia Socialiste do te kerkoje largimin e qeverise Berisha pas shkeljeve qe po i ben zgjedhjeve te zhvilluara me 8 maj.
Deputeteve socialiste iu eshte kerkuar qe te jene ne gatishmeri per te qene ne krye te revoltave qytetare deri ne kthimin e normalitetit ne vend. Ne kete menyre te zgjedhurit socialist do te kerkojne mbeshtetjet e popullit dhe do tu sqarojne atyre arsyet e kesaj vendimmarrje dhe te situates ne te cilen ndodhet vendi.
Nga ana tjeter burime nga Partise Socialiste sqarojne se qendrimi i tyre mund te ndryshoje ne varesi te situates dhe vendimeve qe do te merren. Por cdo vendim qe do te merret do te diskutohet permes forumeve te socialisteve. Gjithashtu deputetet socialist do tu kerkojne qytetareve qe dalja e tyre ne rruge te jete paqesore dhe te jene te vendosur per ti shkuar deri ne fund kesaj revolte.
PS ne proteste kunder ndryshimit te rezultatit
GJIROKASTR- Vendimi i KQZ-se per ndryshimin e rezultatit te zgjedhjeve ne tavoline ka rikthyer protestat ne jug te vendit. Pasditen e djeshme ne Girokaster jane mbledhur simpatizante te PS-se nga qytetet e Gjirokastres Tepelenes dhe Permetit te cilet kane kerkuar qe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve te mos preke voten e qytetareve. Per organizatoret mitingu eshte cilesuar si spontan dhe vjen si shenje e reagimit popullor ne lidhje me mosprekjen e votes qe ata kane dhene per Partine Socialiste dhe koalicionin e majte ne zgjedhjet lokale te 8 majit. Nuk besojme te KQZ-ja e Ristanit te Berishes. Ne kundershtojme ndryshimin e rezultatit te zgjedhjeve ne tavoline nga ana e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve dhe kerkojme mos prekjen e votes qe populli shqiptar dha per Partine Socialiste dhe forcat e majta ka theksuar ne fjalen e tij ne miting kryetari i Partise Socialiste per qytetin e Gjirokastres Florian Hysi. Sipas krereve lokale te PS-se tubime te tilla ne mbrojtje te votes se lire do te zhvillohen edhe ne dy rrethet e tjera jugore Permet dhe Tepelene.
PS Vjedhja e votes sot nis protesta ne shesh
Dega e Partise Socialiste te Fierit ka vendosur te nise nje proteste ne sheshin qendror te qytetit ne shenje proteste ndaj maskarades qe po zhvillohet ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve. Vendimi eshte marre mbreme ne Asamblene e Rrethit ne te cilen moren pjese edhe deputetet e Qarkut te Fierit. Do te mblidhemi ne shesh ne oren 11.00 me nje pjesemarrje masive dhe do te vazhdojme me nje cikel protestash ne gjithe Shqiperine tha kryetari i PS-se se rrethit Xhavit Bushi. Sipas tij protesta do te zgjase deri sa KQZ te vendose mbi bazen e votes dhe te parimeve demokratike. I pyetur per protestat ne Tirane Bushi tha se do te procedohet ne baze te rregullave te partise.