E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pata Maria e dashuruar marrëzisht me pensionistin Dominic

Çdo ditë Dominic Ehrler del për shëtitje në parkun Echo në Los Anxhelos. Aty e pret pata, të cilën ai e pagëzoi Maria, ndërsa miqtë e pazakontë ecin së bashku nëpër park.

Çifti përfundoi në lajme, pasi parku do të mbyllet pas shterjes së liqenit artificial për ta pastruar, kështu që Dominic dhe Maria duhet të ndahen për një kohë. Maria nuk do ta presë mirë këtë lajm, për arsye se është posesive kur flitet për Dominicun dhe nuk e lejon askënd t’i afrohet gjatë kohës kur shëtisin bashkë.

Pata është aq shumë e dashuruar në mikun e saj, sa që e përcjell edhe kur ai vozit motoçikletën. Derisa Dominic është në skuter, Maria fluturon pas tij.

“Mendon se më posedon. Patat e tjera nuk guxojnë të më afrohen, ndërsa kjo më ka ndodhur kur ka arritur ta frikësojë edhe një pit bull, i cili po më afrohej”, tha Dominic.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›