Lovato largohet nga rehabilitimi

Nga Express më 27 janar 2011 në ora 16:15
Demi Lovato do të largohet nga rehabilitimi javën që vjen.
Aktorja dhe këngëtarja 18 vjeçare – e cila për momentin është duke u trajtuar për problemet emocionale dhe fizike në një klinik në Illinois – raportohet se do të largohet nga aty në fillim të shkurtit pas është kuruar me sukses.
“Demi ka bërë ndryshime të mëdha në jetën e saj dhe është interesant të shohim si do ja del ajo në të ardhmen. Ajo do të largohet shumë shpejt”, tha një burim.
Demi hyri në rehabilitim vullnetarisht në fillim të nëntorit të vitit të kaluar pas një incidenti që pati ku ajo e kishte grushtuar një valltarë i cili do të merrte pjesë më të në turneun e koncerteve që ajo do ta mbaj këtë vit.