E Shtunë, 31 Tetor 2026

Patentat, emigrantët fluks kërkesash në Elbasan

Elbasan- Ditët e para të muajit gusht kanë shënuar edhe një shtim të numrit të kërkesave për tu pajisur me patentë ndërkombëtare nga emigrantë të kthyer me pushime në Shqipëri.

Drejtoria e Kontrollit të Automjeteve bën të ditur se gjatë këtyre ditëve ka pasur më shumë kërkesa për patentë ndërkombëtare. Mësohet se duhen 24 orë për të marrë dokumentin që i jep mundësinë emigrantëve të drejtojnë atuomjetet në vendet ku punojnë e jetojnë.

Për të përballuar fluksin, ky institucon ka shtuar personelin dhe ka shkurtuar afatet ligjore për tu pajisur me patentën ndërkombëtare apo për aplikime të tjera. Drejtori i kësaj drejtorie, Adi Madhi thotë se numri i aplikimeve i kalon 100 dhe kërkesat janë kryesisht nga emigrantë.

“Ne kemi marrë të gjitha masat për të përballuar emrgjencat dhe për të mos krijuar radhë”- thotë ai. Ndërkohë drejtuesit e mjeteve shprehen të kënaqur me shërbimin megjithëse kërkojnë nga shteti shqiptar të bëjë të gjithë përpjekjet e mundëshme që patenta shqiptare të njihet edhe në vendet europiane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›