Elbasan, 190 gjoba për debitorët e energjisë
Elbasan- Ndëshkime me gjoba për debitorët e energjisë elektrike në Elbasan. Policia Elektrike në Elbasan, në 7 muajt e parë të vitit, ka vendosur 190 gjoba ndaj subjekteve që janë konstatuar me shkelje në përdorimin e energjisë elektrike.
Ndërkohë gjatë kësaj periudhe evidentohet një rritje e arkëtimeve. Sipa statistikave këtë 7 mujor, arkëtimet kanë arritur në masën 96 përqind, ndërsa humbjet 22 përqind.
Specialistët kanë paralajmëruar subjektet që të bëjnë në kohë shlyerjen e detyrimeve, në të kundër kanë njoftuar ndëshkimet me gjoba dhe me ndërprerje të energjisë.
Ndërkohë mësohet se do të vijojë kontrolli për të ulur numrin e abuzuesve.