Vlorë, i sëmuri mendor rrëmben një fuoristradë
Vlorë- Një person me probleme mendore ka rrëmbyer një makinë tip fuoristradë dhe është kapur nga policia një ditë pas ngjarjes. Sipas burimeve të policisë së Vlorës, automejti fuoristradë është bërë objekt jo vetëm kuriozimi për një 50-vjecar, i cili ka pasur probleme të shëndetit mendor.
“50-vjeçari nga Kota ka qenë po në këtë zonë, kur ka marrë një mjet fuoristradë, e cila ishte pranë një lokali”- thanë burimet e policisë. Pas kësaj mjeti është “zhdukur”, ndërsa drejtuesi i saj nuk ka mundur dot të veprojë në kohë.
Policia e Vlorës është njoftuar dhe vetëm një ditë më pas, pikërisht sot mjeti është gjetur në Vlorë, pasi targa e makinës, e denoncuar qysh mbrëmë BY 956 AD, është parë në qarkullim në Vlorë.
Policia ka arritur ta ndalojë mjetin në orët e paradites. Grabitësi është shoqëruar në ambientet e komisariatit, ndërsa dyshimet e para flasin se ai ka probleme të shëndetit mendor.