E Shtunë, 31 Tetor 2026

Patinson frikësohet të bëj shokë të rinj

Robert Pattinson ka pranuar se ai ndihet në siklet kur dëshiron që ta bëj dikë shok – pasi që në këtë rast shumica dëshirojnë ta shfrytëzojnë famën e tij.

Bukuroshi i “Twilight”, frikësohet që të bëj shokë të rinj pasi që ai shqetësohet se ata mund t’ia shesin shtypit tregimet që ai do ia tregoj atyre.

“Marrëdhëniet e vërteta aktuale me njerëzit që i njihni nuk kanë ndryshuar për disa vite. Sikurse të gjithë shokët e mijë, të gjithë që i kam njohur, kanë vepruar njëjtë”, ka thënë R-Patz.

“Janë vetëm shokë të rinj. Nëse e takoni një në turmë, pas pak do të filloni ti tregoni diçka personale, ndonjë tregim që ka të bëj me ju. Por, shumicën e herëve ata do t’ia shesin tregimin ndonjë gazete. Shumicën e herëve ka ndodhur kështu, por ta kesh këtë paranojë ndonjëherë është keq”, ka përfunduar ai.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›