E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jessica Alba dëshiron të luajë në Bollywood

Jessica Alba dëshiron të luajë në një film të Bollywoodit.

Aktorja e filmit “Valentines’s Day”, e cila ka një bijë 19 muajsh që quhet Honor Marie me burrin e saj Cash Warren, ka rënë në dashuri me filmat indianë dhe do të dëshironte që të tregojë talentin e saj artistik edhe në këta filma.

“Filmat indianë janë shumë dramatikë”, i ka thënë Alba, agjencisë së lajmeve të Indisë DNA. “Ata janë të ndryshëm. Janë filma me dashuri, këndim dhe vallëzim. Do të dëshiroja të luaja në ta”.

Pavarësisht fascionimit më këta filma, Jesicca (28) pranon që ajo kurrë nuk ka qenë në Indi por është duke planifikuar që të shikojë vendin dhe të njihet me afër më kulturën e tij.

“India është një vend i mrekullueshëm. Unë asnjëherë nuk e kam vizituar, por do të dëshiroja që të vizitoja dhe të njihem më të”, tha ajo.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›