Courteney Cox dëshiron të adoptoj një fëmijë

Courtney Cox-Arquette dhe burri i saj David janë duke menduar për të adoptuar një bebe.
Çifti – të cilët kanë një vajzë katër vjeçare që quhet Coco kanë bërë disa analiza për pjellshmëri – por kanë thënë se janë duke shikuar alternative të tjera për familjen e tyre sepse aktorja 45 vjeçare e ka të “vështirë” të mbetet shtatzënë në mënyrë natyrale.
“Nuk e di”, tha David. “Mendoj se kjo do të na merr shumë kohë, kështu që ndoshta do të adoptojmë ndonjë fëmijë. Besoni, dëshiroj të jem natyral. Por tani është paksa vështirë”.
Gjatë kësaj kohe, çifti kanë fokusuar vëmendjen e tyre tek Coco dhe janë të kënaqur me karakterin e saj dhe gëzimin që ka sjell ajo në shtëpi.
“Ajo është paksa i lazdruar por kjo ka të bëj më mua, megjithatë ajo ka një karakter sikurse të Courteney”, tha David.
Megjithatë, vajza nuk ka treguar ndonjë shenjë që dëshiron të ndjek hapat e prindërve të saj dhe të bëhet aktore, pasi që është më shumë e interesuar për muzikë.
“Ne i kemi blerë asaj një flaut dhe ajo tërë ditën sillet duke lozur në të”, tha David.