Kritika Frederik Ndocit

Aktivitetet dhe koncertet “live” vijojnë edhe për këngëtarin Frederik Ndoci.
Një pjesë e mirë e repertorit të Frederikut është pëlqyer nga të gjithë teksa këndonte “live” këngët e lehta të tij, por duke tentuar edhe disa nga ato të huaja.
Deri këtu gjithçka OK, por kur ka ardhur momenti dhe Frederiku ka tentuar tek populloret, kanë nisur pëshpërimat ndërsa në internet shihen komentet e vizitorëve, të cilët i qëndrojnë mendimit se këngëtari duhet të këndojë vetëm muzikën e lehtë, ashtu siç ka bërë deri tani, duke fituar simpatinë e shumë fansave që ende qëndrojnë më këngët e tij të dikurshme.