E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pato: I kam tejkaluar problemet

Sulmuesi i Milanit, Alexandre Pato, mendon se i ka tejkaluar problemet e tij me dëmtimet dhe shpreson të luajë për Brazilin në Lojërat Olimpike.

Sulmuesi Rossoner përjetoi një sezon katastrofik për shkak të dëmtimeve dhe shpreson që t`i ketë kaluar këto telashe, për një sezon të ri të suksesshëm.

“Kam pasur një problem muskulor, i cili më shkaktoi dëme të mëdha. Për një muaj ne i ribalancuam muskujt dhe kam qenë në gjendje të luaj. Të gjitha dëmtimet ishin dramatike për mua. Unë rikuperohesha, më pas ndjeja dhimbje pas dy ndeshjeve. E di potencialin tim dhe shpresoj të marr pjesë në Lojërat Olimpike”, ka theksuar Pato.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›