E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pato-Milan, ka sinjale divorci

TIRANE-Kriza në fushën e lojës, por sidomos raportet me shokët e skuadrës (Ibrahimoviç mbi të gjithë), duket se do të çojnë në largimin e Aleksandre Patos në fund të sezonit. Braziliani nuk është më ai i sezoneve të shkuara, ndonëse interesimi nga ana e klubeve të tjera për të, nuk mungon. Në gjurmët e tij është Çelsi, por ditët e fundit kanë nisur të qarkullojnë gjëra edhe për një interesim nga Barcelona. Në verë Milani do të nisë të paguajë paratë e Ibrës, kështu që shitja e Patos duket realitet.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›