Maqedoni, Marnhac në Shkup për kufirin
PRISHTINE-Shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë, Xavier Bour de Marnhac, ka qëndruar në një vizitë të paparalajmeruar dje pasdite në Shkup, njofton RTK-ja.
Në një takim me ministren e Jashtme maqedonase, Gordana Jankullovska, Marnac ka kërkuar nga ajo që Maqedonia të thjeshtësojë procedurat e vendkalimeve kufitare, në raste të urgjencave.
Të dy bashkëbiseduesit kanë diskutuar edhe për gjendjen e sigurisë dhe bashkëpunimin mes Policisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë.
Marnhac dhe Jankullovska kanë theksuar edhe nevojën për realizimin e patrullimit të përbashkët kufitar mes policisë kufitare kosovare dhe asaj maqedonase.
Në këtë drejtim, ministrja Jankuloska ka theksuar se kufiri duhet të jetë i sigurt dhe i mbyllur për krim dhe kriminelë, por në të njëjtën kohë, është shprehur ajo, më me rëndësi është që kufiri të jetë i hapur për qarkullim të lirë të mallit dhe njerëzve.
Në këtë takim , i cili është realizuar pa praninë e mediave, siç informon Ministria e Brendshme e Maqedonisë, ministrja Gordana Jankullovka ka vlerësuar pozitivisht bashkëpunimin e deritanishëm me EULEX-in dhe me Policinë e Kosovës.
(d.b/BalkanWeb)