Milan Oguci Onievu huazohet ne Holande te ekipi i Tuentes
Zerat e largimit te mbrojtesit Oguci Onievu nga Milani qarkullonin prej kohesh por tani ka ardhur dhe konfirmimi. Klubi holandez i Tuentes nepermjet faqes zyrtare ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtesit amerikan ne forme huazimi nga Milani. Mbrojtesi 28-vjecar pas nje viti e gjysme te kuqezinjte do vihet ne dispozicion te ish-trajnerit te tij te Standardi i Liezhit Preudhome. Formacioni holandez i cili eshte klasifikuar i treti gjate fazes ne grupe te Liges se Kampioneve do te luaje ne Ligen e Europes kunder Rubin Kazan.