Pato mungon për katër javë

Nga Express më 22 shtator 2011 në ora 16:18
Thellohet kriza e futbollistëve të lënduar te kampion aktual i Italisë, Milan.
Pas dëmtimeve të sulmuesve Zlatan Ibrahimoviç, Robinho, mesfushorëve Kevin Prince Boateng, Massimo Ambrosini, Mathieu Flamini, mbrojtësit Taye Taiwo e të tjerë, dhomës së tretmanëve i është bashkuar edhe Alexandre Pato.
Sulmuesi brazilian ka pësuar një lëndim muskulor në ndeshjen e së mërkurës mbrëma kundër Udineses dhe nuk ishte në gjendje të vazhdon takimin qW përfundoi në barazim 1-1. Milan ka njoftuar se Pato do të qëndron jashtë fushës për katër javë.