E Diel, 1 Nëntor 2026

Objektivi i Chelsea Andres Villas Boas nis aventuren

Chelsea do të fitojë titullin kampion. Me këtë bindje trajneri i bluve të Londrës, Andres Villas Boas vazhdon aventurën e tij të parë në kampionatin anglez. Chelsea pësoi një humbje të rëndë 3-1 nga Manchester United në ndeshjen e fundit të Premier Ligës, ndërsa u kualifikua me vështirësi në raundin e dytë të Kupës së Anglisë, por këto paraqitje nuk e shqetësojnë trajnerin.

Portugezi është shprehur se sezoni është i gjatë, ndërsa përvec titullit kampion skuadra e tij do të kërkojë triumfin edhe në Champions. “Asgjë nuk ka ndryshuar nga objektivat tonë. Është e vërtetë që kemi patur problem në ndeshjet e fundit, por una jam i bindur te forca e skuadrës. Sezoni sapo ka nisur dhe ne jemi në garë për të fituar gjithçka”, ka thënë Villas Boas. I krahasuar me Mourinhon, tekniku portugez duket se po ndjek me të vërtetë gjurmët e partriotit të tij.

Pas humbjes me Manchesterin, Boas ka akuzuar arbitrin e ndeshjes dhe për deklaratat e tij mund të penalizohet nga federata angleze. Por, në ptitje të vendimit, trajneri portugez ka probleme të tjera për të zgjidhur në skuadër. Manuel Mata, i cili u tranferua me bujë në merkaton e fundit nuk po përshtatet si duhet, ndërsa sulmuesi tjetër spanjoll Fernando Torres vazhdon të tregojë një formë të dobët përpara portës.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›