Guardiola, i kënaqur me barazim

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, pranoi se barazimi 2-2 në Valencia të mërkurën mbrëma ishte rezultat i drejtë. Kampioni aktual i La Ligas, Barcelona shpëtoi një pikë nga udhëtimi në Mestalla falë golit nga përforcimi i ri Cesc Fabregas dhe Guardiola theksoi se asnjëri prej ekipeve nuk e meritoi të humbte.
“Duhet të uroj Valencian për ndeshjen që ka zhvilluar”, tha ai pas ndeshjes në konferencë për shtyp. “Ishte një spektakël i mrekullueshëm i futbollit”, shtoi ai.
Valencia, që aktualisht është lidere në La Liga, dy herë ishte në epërsi kur Eric Abidal realizoi autogol, ndërsa Pablo Hernandez shënoi golin e dytë për nikoqirin. Mirëpo, Barcelona u kundërpërgjigj në secilin rast me golat nga Pedro Rodriguez dhe Fabregas.
“Fuqia jonë na ka siguruar këtë barazim, që mendoj se është rezultat i drejtë”, përfundoi Guardiola.