E Diel, 1 Nëntor 2026

Pato, një muaj jashtë fushës së lojës

Skuadra e Milanit në kampionatin italian, rishfaqet me probleme. Futbollisti brazilian, Pato është lënduar në ndeshjen e djeshme me Udinesen dhe mund të qëndrojë jashtë fushës së lojës për plot 1 muaj.
 

“AC Milan komunikon se rezultatet e testeve që u sollën këtë mëngjes tregojnë se Alexander Pato ka pësuar një lëndim në këmbën e djathtë. Nëse nuk ka komplikime të tjera, Pato do të jetë jashtë fushës për 4 javë”, thuhet në deklaratën zyrtare të saj. Milan është përballur edhe me mungesën e Ibrahimovic një kohë, dhe në 3 ndeshje ka fituar vetëm 2 pikë.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›