E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pato, në shitje

Milan është i gatshëm ta shesë sulmuesin Alexandre Pato gjatë verës për të financuar ndryshimet rrënjësore në ekip.

E përditshmja sportive italiane Corriere dello Sport ka shkruar të enjten se Milan do të konsiderojë ofertat për Paton, duke filluar nga 55 milionë euro.

Rossonerët kërkojnë para për të filluar ndërtimin e ekipit të ri. Milan shpreson se Chelsea do të ringjallë interesimin për reprezentuesin brazilian, i cili në të kaluarën është kërkuar edhe nga Real Madridi.

Pato erdhi në Milan në vitin 2007 nga Internacionali.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›