Toni do të rikthehet në Bayern

Bayern Munchen e ka hedhur poshtë mundësinë e transferimit të sulmuesit boshnjak të Wolfsburg, Edin Dzeko, duke insistuar se do ta rikthejë sulmuesin italian, Luca Toni, që është huazuar në janar në Romë.
Këtë e ka bërë të ditur Franz Beckenbauer, president nderi i klubit bavarez. “Edhe pse e pëlqen Dzekon, Bayern nuk ka nevojë për një sulmues tjetër. Luca Toni do të rikthehet nga huazimi në Roma dhe do të jetë pjesë e skuadrës, sezonin e ardhshëm”, ka thënë ai për tabloidin gjerman, Bild.
Legjenda e futbollit gjerman ka zbuluar se Bayern do të investojë në repartin defanziv.
“Reparti që duhet të investojmë është ai i mbrojtjes. Po pësojmë shumë gola, më pas kemi nevojë edhe për një portier, duke e pasur parasysh se Butt, edhe pse pati një sezon të shkëlqyeshëm, nuk është numri një i ynë për të ardhmen”, tha në fund Beckenbauer.