Arsenal, Wenger: Jemi të papjekur

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka thënë se ekipi i tij nuk ishte i pjekur dhe nuk reagoi në mënyrën e duhur në ndeshjen e mbrëmshme.
Arsenali u mposht me rezultat 2-1 ndaj Tottenhamit në White Hart Lane, dhe duke i thënë lamtumirë garës për titullin e Premier Ligës.
"Ne humbëm një ndeshje të cilën nuk duhej të lejonim ta humbnim në garën për titull. Kjo tregon se nuk jemi mjaft të pjekur pasi nuk mund të lejoni të humbisni një ndeshje të këtij lloji nëse dëshironi ta fitoni kampionatin".
"Tani ka aq shumë presion. është e vështirë të fitohet kampionati. Ne do të vazhdojmë të luftojmë, por as një pikë nuk ishte e mjaftueshme nga ndeshja e sotme. Na duheshin tre pikë", ka thënë Wenger.