Gjithçka e barabartë

Klubi i basketbollit Bashkimi, të mërkurën mbrëma në Prizren e ka fituar ndeshjen e dytë gjysmëfinale të play-offit ndaj Trepçës me rezultat 100:89, duke e barazuar serinë e ndeshjeve në 1:1. Përpos çerekut të parë, që përfundoi 28:26 për mitrovicasit, në pjesën tjetër të ndeshjes prizrenasit ishin më të mirë.
Një seri prej 10:0 e vendësve bëri që ata ta rikthenin epërsinë në të mirë të tyre, 36:28, në çerekun e dytë. Pjesa e parë përfundoi 51:44 për “Arpaxhikët”. Në 10 minutëshin e tretë, mikpritësit e ngritën edhe më shumë avantazhin. Pas këtij çereku, rezultati në semafor shënonte 77:64 për prizrenasit. Të prirë nga amerikani Demarius Bolds, i cili shënoi 29 pikë, epërsia e Bashkimit në një moment arriti deri në 16 pikë (85:69).
Në fund, Bashkimi fitoi 100:89. Mitrovicasit ishin të hendikepuar pas lëndimit të Drilon Hajrizit, ndërsa më të dalluari ishte Dinko Peljto. Finalisti i parë i play-offit nga ky çift do të kuptohet në fundjavë, në përballjen e tretë të këtyre skuadrave, me Trepçën vendëse.
Play-off – Gjysmëfinalja
Bashkimi – Trepça 100:89
E enjte
Peja – S. Prishtina 19:00