Në mars nis ndërtimi i HEC-it në Ashtë

Në muajin mars të vitit 2010 do të nisë ndërtimi i HEC-it në Ashtë të Shkodrës me një kapacitet prej 50 megavat.
Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Dritan Prifti u shpreh se ky është një investim me mjaft rëndësi. Sipas Priftit ky HEC do të hedhë në rrjetin tonë energjitik një sasi prej 300 kilovat orë gjë që do ndikojë në uljen e importit të energjisë. Ndërsa Anëtari i bordit menaxhues të Verabundit deklaroi se në ndërtimin e HEC-it do të përdoret teknologjia e fundit dhe do të punësohen rreth 300 punonjës.
Verabund është kompania kryesuese e energjisë në Austri e cila me një investim prej 160 milionë euro do të prodhojë rreth 242 milion kilovat energji elektrike në vit duke siguruar furnizimin e më shumë se 100.000 familjeve shqiptare.