E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, Papandreu konfirmon planin anti-defiçit prej 4.8 miliardë euro


Qeveria e Athinës ka aprovuar planin e reduktimit të defiçitit prej 4.8 miliard eurosh. Lajmi është bërë publik nga televizioni grek. Kryeministri grek Jorgos Papandreou ka thënë se tani i përket Europës, e më konkretisht Bashkimit Europian për të marrë nën kontroll situatën. Masat e marra përfshijnë reduktime në pagën e 13 dhe të 14, uljen e konsiderueshme të pagave, ngrirje të pensioneve, shtim të taksave në disa sektorë, duke përfshirë këtu edhe shtimin e taksave për produktet si karburantë, alkooli dhe duhani. Ndërkaq kancelarja gjermane Angela Merkel është takuar mbrëmjen e së martës, me disa përfaqësues të qeverisë për të diskutuar për masat që duhen marë për të ndihmuar Greqinë. Masat e miratuara nga qeveria greke e drejtuar nga Jorgos Papandreu, pritet të një sjelle një valë të re protestash në vendin helen. Vendimi i i qeverisë shkurton të ardhurat në sektorin publik e gjithashtu rrit taksat shtesë për makinat mbi 1600 kubikë dhe moshën e pensioneve. Më herët Kryeministri i Greqisë, Jorgos Papandreu lëshoi deklarata të forta, duke vënë në dijeni se shteti grek ndodhet në prag të falimentimit nëse qeveria nuk do të merrte masa akoma më ekstreme për të shkurtuar shpenzimet. Papandreu i është drejtuar të martën të gjithë kombit grek me tone tepër dramatike, duke theksuar se vendi ndodhet në një gjendje lufte përballë krizës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›