E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ballack: Do ta përmbysim avantazhin e Interit

Michael Ballack, i ka motivuar bashkëlojtarët e tij pas humbjes në shtëpi nga Manchester City.

Ish-futbollisti i Bayernit po mendon tashmë për ndeshjen me Interin, ku beson se londinezët do ta përmbysin avantazhin e Nerazzurrëve prej 2:1, nga ndeshja e parë.

“Dëshirojmë të fillojmë në mënyrën e duhur, e dimë se gjithçka varet nga ne. Inter është ekip mjaft i fortë me një trajner mjaft të përgatitur, por ne jemi gati të përballemi, edhe pse si mysafirë, skuadrat italiane dinë ta mbrojnë mirë avantazhin. Do të bëjmë gjithçka që të shkojmë përpara, sepse pas dy gjysmëfinaleve, e duam finalen e Ligës së Kampionëve”, tha Ballack.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›