Pato ushqen Barbara Berlusconin

Jo rrallë herë keni parë foto dhe keni lexuar artikuj për dy protagonistë të veçantë si Pato dhe Barbara Berlusconi.
Këtë herë fotot janë paksa të veçanta ndërsa çifti i famshëm është zënë paksa i surprizuar nga fotografi Stefano Caviçhi.
Ata janë në një bar të Monzas ndërsa po konsumojnë një kafe.
Në foto, Pato e bën rolin e tij të plotë të përkujdesjes ndaj Barbaras duke e ushqyer me dashuri.
Një foto që tregon më së miri se çifti po kalon momente të këndshme.