Sequi: Politika tranparente dhe gjithëpërfshirëse për mjedisin
Ambasadori i BE-së në Tiranë Ettore Sequi ka kërkuar sot politika tranparente, gjithëpërfshirëse dhe të fuqishme për mjedisin në Shqipëri.
Duke folur për projektin e financuar nga Bashkimi Europian për mjedisin në Universitetin Bujqësor të Kamzës, ambasadori Sequi theksoi gjatë këtyre 20 viteve Shqipëria ka pasur rritje ekonomike por edhe degradim të mjedisit.
“Ndotja e mjedisit është shqetësimi ynë i përbashkët prandaj duhet të ngrihet një sistem për mbrojtjen e mjedisit. Ne po sjellim ekspertizën tonë për mjedisin. Shqipëria është në pozicionin pararojë dhe është përgjegjësia juaj të miratoni ligje që nxisin zhvillimin dhe mjedisin e gjelbërt. Është përgjegjësia juaj për të zbatuar këtë vision” ka theksuar Sequi.
Gjithashtu ambasadori Sequi kërkoi nga studentët dhe stafi akademik më shumë ndërgjegjësim për mbrojtjen e mjedisit. “Ju keni një rol kyç për të garantuar që politikat e mjedisit të jenë transaprente. Ju keni një rol të rëndësishëm për të luajtur dhe kjo është të rrisni ndërgjegjësimin për mjedisin dhe për të kontribuar në fushën e politikave” ka shtuar më tej Sequi.