E Shtunë, 31 Tetor 2026

Redknapp: Chelsea jashtë garës për titull

Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, nuk pret që shkarkimi i Andre Villas-Boas nga ana e Chelseat të ketë ndikim në garën për titull.

Villas-Boas dje u shkarkua nga posti i menaxherit të Bluve pas rezultateve të dobëta të arritura së fundi, që kanë bërë Chelsea të rreshtohet vetëm i pesti në tabelën e Premier Ligës dhe të jetë në prag të eliminim nga Liga e Kampionëve.

“Përderisa Mourinho nuk vjen, kjo nuk do të ndodhë (rikthimi në garën për titull), dhe nuk mendoj se ai do të vijë këtë javë”, ka thënë Redknapp.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›