E Diel, 1 Nëntor 2026

Wenger: Kënaqësi ta shikosh Van Persien

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se ai kënaqet duke parë suksesin e Robin van Persiet këtë sezon.

“Ky është Van Persie. Çdokush flet për aftësitë e tij, por synimi i lëvizjeve të tij para golit është i jashtëzakonshëm”.

“Është kënaqësi ta shikosh para se ai të marrë topin dhe kjo e bën atë një sulmues të madh. Ne e kemi parë këtë edhe më herët dhe kjo është vërtet një shenjë dalluese e një sulmuesi të madh”, ka thënë Wenger.

Holandezi shënoi të dy golat e fitores 2-1 të Arsenalit ndaj Liverpoolit gjatë fundjavës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›