Patok, makina perplas motorrin

Një çift të moshuarish vetëm pak minuta më parë kanë pësuar një aksident të rëndë automobilistik në afërsi të Patokut. Sipas policisë, të moshuarit ndërsa udhëtonin me motorr janë përplasur me një makinë me targa 7716 A, tip Alfa Romeo.
Ende nuk dihen indetiteti i të aksidentuarve dhe i drejtuesit të automjetit. Uniformat blu po punojnë për zbardhjen e ngjarjes ndërsa mësohet se çifti është drejtuar menjëherë për në Spitalin Ushtarak për të marrë ndihmën e duhur mjekësore.