Patologji mediatike
Lexova keto dite nje shkrim te analistit Mustafa Nano titulluar Po plackisin Shqiperine diten me diell. Ai ishte nje shkrim qe evidentonte dhe sillte ide ne lidhje me korrupsionin qe ka pllakosur qeverine Berisha-Meta. Por fatkeqesisht pas nje analize qe i behet korrupsionit qeveritar Nano vendos qe ta perfundoje shkrimin me fjaline Nje pushtet teresisht i korruptuar komandon vendin krejt i pashqetesuar vec ne nje rrethane kur opozita eshte po kaq e korruptuar. Pa gjykuar vertetesine apo falsitetin e pretendimit te Nanos ne ate fjali te fundit duket ashiqare se ajo fjali eshte e palidhur logjikisht me vijshmerine e analizes se autorit. Prej ketej me lindin pyetjet te cilat kushdo analist ia ben vetes perpara se te shpalos mendimet e tij/saja per publikun Cili eshte qellimi i analistit ne kete shkrim fare donte ti shpjegonte ai publikut dhe lexuesit fare sherbimi i ben ky shkrim opinionit publik Si mundet nje analist i ketij kalibri te shpenzoje gjithe kete hapesire mediatike per te na treguar korrupsionin e qeverise Berisha-Meta dhe ne fund si nje profet me nje fjali te vetme na jep arsyen e ekzistences se ketij fenomeni
Duke u nisur nga qellimi i shkrimit shkrimi i Nanos si shume shkrime te tjera ne media nuk mbart asnje qellim te cilin ne mund ta evidentojme dhe as nje sherbim qe ai i ben opinionit publik. Pas leximit te atij shkrimi opinioni publik do te ishte shume me konfuz dhe pesimist sesa ishte me pare. Ne realitet analist nuk quhet nje person qe flet e shkruan si gjithe te tjeret por nje person qe flet e shkruan permes nje procesi te menduarit kritik dhe qe ofron zgjidhje per problematikat me te cilat perballet nje shoqeri apo grup shoqeror. Supozojme se autori kishte si qellim berjen publike dhe evidentimin e korrupsionit qeveritar. A thua per kete mund ta quajme z. Nano analist Me fjalet qe do ti shkonin per shtat shprehive te vet z. Nano une do te thosha dreqi ta haje por nuk quhesh sot analist te flasesh per korrupsionin qeveritar ne nje kohe kur i vogel dhe i madh i shkolle dhe i pa shkolle e ka kuptuar se kjo qeveri eshte e korruptuar qe ne embrion. Nje analist i vertete do ti shpjegonte opinionit publik dhe popullit arsyet e ketij korrupsioni galopant dhe jo te mjaftohej me evidentimin e nje fenomeni qe e shikojne dhe ndiejne te gjithe. Ketu Nano ka bere mrekulline e profetit dhe e ka shpjeguar arsyen e ekzistences se korrupsionit qeveritar ne fund me nje fjali te vetme. Normalisht lexuesi duhet te jete habitur me faktin se si autori arriti ne kete perfundim ne nje kohe kur jane po Nano dhe mendimtaret si ai qe e kane sulmuar opoziten socialiste per radikalitet dhe sulme tejet agresive kunder pushtetit.
Ky shkrim orvatet qe te rifreskoje memorien e analisteve si Nano dhe te evidentoj ate qe une e quaj Patologji Mediatike apo semundje te mediave dhe analisteve shqiptare. Per mbare opinionin publik eshte e qarte se kjo opozite nuk e ka lene ne asnje moment te qete kete qeveri te krijuar permes nje pazari banal midis Sali Berishes dhe Ilir Metes. Te vetmit qe e kane lene te qete kete qeveri ka qene media dhe analistet e saj. Fill pas perfundimit te zgjedhjeve te 28 qershorit media dhe analistet nuk kane bere gje tjeter por kane sulmuar Edi Ramen dhe opoziten duke lene ne erresire pazarin Berisha-Meta elementet e tij dhe pasojat qe do te kishte ky pazar ne mbarevajtjen e politikes dhe ekonomise shqiptare. Te gjitheve na kujtohet periudha pas zgjedhjeve te 28 qershorit kur media dhe analistet e saj u leshuan te terbuar si ujqer hiena e cakej kunder Edi Rames dhe opozites socialiste. U ndersyen te gjithe ne ate qe une e kam quajtur kryqezata anti-Rama dhe kushdo perpiqej qe te tregonte se kush i kishte dhembet me te medhenj per te kafshuar opoziten dhe Ramen te cilet nuk ishin gje tjeter por viktime e nje pazari i cili shume shpejte do te fillonte te kafshonte median dhe mbare shoqerine shqiptare. fare nuk thane dhe cfare nuk shpifen kunder Edi Rames. Ne fillim ulerinin dhe u leshuan kuc e mac duke thene se Rama proteston per te mbajtur postin e kryetarit te PS-se. Por shume shpejt koha vertetoi se kjo gje ishte thjesht nje marrezi e fabrikuar ne zyrat e Berishes dhe Metes. Nuk do te mjaftonte aspekti pozitiv por kjo media dhe shume analiste do te futeshin edhe ne aspektet familjare dhe ne shtratin e Edi Rames. Ne cdo debat televiziv mendimtaret tane ne media do te hidhnin nje det akuzash dhe sharjes kunder opozites dhe Edi Rames.
Te budallallepsur te ndersyer dhe punesuar nga mendjet e djallezuara dhe te bashkuar ne tufa qe ulerinin per kurban media dhe analistet e saj mbuluan ne menyren me idioteske dhe djallezore pazarin me te ndyre qe ka ndodhur ndonjehere ne politiken shqiptare dhe ate boterore. Kjo tufe naivesh ujqerish hienash dhe cakejsh injoroi ne menyre absurde pazarin Berisha-Meta edhe pasi u be publik ndarja e pushtetit si placke lufte ku 80 i takonin Berishes dhe 20 i takonin Metes. Kjo tufe nuk e kish per gje te na tregonte ne se ishte normale qe nje parti te votohej nga elektorati per nje arsye dhe te perdorte mandatin e dhene nga ai elektorat per te kunderten e arsyes per te cilen u votua. Perkundrejt ketij pazari djallezor opozita socialiste nisi nje aksion politik per transparencen e zgjedhjeve te 28 qershorit dhe te pushtetit te lindur nga pazari Berisha-Meta. Repertori i protestave opozitare qe perfshinin edhe perfaqesues politik te forcave te djathta perfshinte protesta mbarepopullore bojkot te parlamentit dhe greve urie. Ne cdo hap te ketyre protestave mbarepopullore opozita do te duhej te perballej jo vetem me pushtetin Berisha-Meta por edhe me median dhe mendimtaret analiste naive finoke dhe te djallezuar te punesuar prej medias. Ne menyre sistematike media dhe mendimtaret e saj u rreshtuan perkrah pushtetit Berisha-Meta duke sulmuar opoziten dhe liderin e saj. Mendjendriturit e medias nuk reshten se sulmuari opoziten edhe kur gra e burra te kesaj force u sakrifikuan ne greven e urise.
Dhe gjate gjithe kesaj kohe qe media dhe mendimtaret e saj merreshin me sulmet kunder opozites dhe Edi Rames pushteti Berisha-Meta vazhdonte te konsolidonte lidhjet filo-mafioze dhe te grabiste dhe mbyste dale-nga-dale interesat dhe pasurite e shqiptareve. do dite opozita dhe lideri i saj paralajmeronin median mendimtaret e saj dhe mbare shoqerine per babezine e ketij pushteti dhe katastrofen politike dhe ekonomike qe do te vinte prej ekzistences se tij. Sot media dhe mendimtaret e saj nuk po bejne gje tjeter por po numerojne rastet e korrupsionit te tipit mafioz qe opozita socialiste i denoncoi dje. Per te mos mjaftuar marrezia mediatike mendimtaret e saj shpiken arsyen idioteske se nuk mbeshtesnin veprimet e opozites sepse ajo kerkon pushtetin. Mos harroni se pretendimi fillestar i mendimtareve te medias ishte qe Rama i ben keto protesta per te mbajtur postin e kryetarit te PS-se. Por ketu ka nje paradoks Dje keta mendimtare i kerkonin Rames perse nuk protestoi per Gerdecin por nuk vonuan ta shanin Ramen sepse protestoi per vjedhjen e zgjedhjeve. Jam i sigurt se do te ishin perseri keta mendimtare qe nese opozita do te protestonte per Gerdecin do ta konsideronin ate nje proteste per pushtet te pakten ketu te con logjika e argumentit te tyre. Pavaresisht asaj qe do te bente opozita media dhe mendimtaret e saj do te shpiknin nje arsye per te sulmuar opoziten dhe kjo te kujton ate shprehjen/loje popullore cfare uji i ke dhene gomarit Bile keta mendimtare kane ndermarre rolin e Nostradomusit dhe jane ne gjendje te parashikojne se si do te sillej opozita neser nese vjen ne pushtet. Po keta mendimtare mediatik kane harruar se demokracia bazohet ne principin e ndeshkimit dhe shperblimit te pushtetit. Zgjedhjet e lira jane test per qeverine dhe performancen e saj dhe jo nje test per opoziten. Qendrimet dhe sulmet kunder opozites nuk jane gje tjeter vecse pallavra dhe fjale boshe qe kontribuojne ne zgjatjen e jetes se pushtetit ekzistues dhe status quo-se politike. Problemi real sot eshte pushteti dhe jo opozita. Nese ne ndeshkojme pushtetin sot opozita eshte e vetedijshme rreth fatit te saj kur te jete neser ne pushtet.
Po perse ndodh keshtu me median dhe mendimtaret e saj Sic mund ta kuptoni edhe nga analiza e mesiperme mund te kete disa arsye qe kane shkaktuar kete patologji mediatike. Nje arsye eshte blerja e disa mediave dhe mendimtareve te tyre nga pushteti aktual. Si sherbetor te pushtetit ata do te benin cdo gje per te derrmuar opoziten dhe ruajtur pushtetin e padroneve te tyre pavaresisht vlerave shoqerore dhe politike te pushtetit. Nje arsye tjeter eshte edhe mungesa e nje mendimtari me nje sistem te kristalizuar vlerash dhe besimi. Duke mos pasur nje sistem vlerash dhe besimi keta mendimtare kenaqin veten duke sulmuar kedo. Duke mos qene pjese e forumeve partiake ose politike dhe duke mos pasur nje sistem solid vlerash dhe besimi ata jane te prirur te sulmojne kedo qe eshte i angazhuar ne politike duke e konsideruar klasen politike si nje klase kundershtare. Nje arsye tjeter e rendesishme e nderlidhur me te parat eshte edhe injoranca e disa mendimtareve mediatik rreth principeve baze te demokracise dhe funksionimit te nje sistemi demokratik. Para disa ditesh degjova nje mendimtar mediatik te theksonte se vota e lire dhe transparenca e zgjedhjeve duhet te ishte arsye dytesore per opoziten per te protestuar. Kjo eshte absurde dhe e pakonceptueshme ne nje shoqeri demokratike. Ne hierarkine e nevojes se nje sistemi demokratik nevoja per zgjedhje te lira dhe transparence qendron ne majen e hierarkise. Nuk ka nevoje me te madhe ne nje sistem demokratik sesa nevoja per voten e lire dhe transparencen e saj. Aty fillon e ardhmja e demokracise. Keto patologji mediatike te permendura me siper nuk bejne gje tjeter por ruajne status quo-ne e pushtetit ndihmojne ne kristalizimin e fenomeneve korruptive dhe mafioze dhe veshtiresojne rolin e opoziteberjes deri ne ate pike sa edhe mendimtarit mediatik Nano i duket sikur opozita eshte ne pushtet e korruptuar si vete pushteti Berisha-Meta.
Po plackitin Shqiperine diten me diell
Nga Mustafa Nano
Ja disa afermacione te thjeshta aksiomatike ne leme te politikes e qeverisjes Nje qeveri ngrihet nga partia apo koalicioni fitues ne zgjedhjet parlamentare. Qysh nga momenti qe koalicioni fitues merr formen e nje qeverie mbi bazen e nje programi i cili negociohet e miratohet me perpara nga faktoret politike te maxhorances vete qeveria kalon nen hyqmin e kryeministrit. shte ky i fundit qe e drejton qeverine dhe qe mban pergjegjesi per cdo gje qe sshkon brenda saj.
Kete ta thote logjika e thone teorite politike e thote ne menyren e vet dhe kushtetuta e Republikes se Shqiperise sidomos neni 102. Nje parti e koalicionit qeverises apo pergjithesisht nje faktor politik qe perfaqesohet ne qeverisje nuk mund te hedhe vickla e nuk mund te mbaje nen presion as qeverine as qeverisjen dhe as kryeministrin. Partite e koalicionit kane nje ze persa kohe nuk eshte rene dakord mbi formulen e perfaqesimit ne qeveri mbi emrat qe do te jene pjese e kabinetit dhe mbi programin qeverises. Me tu rene dakord mbi keto gjera partite e faktoret brenda maxhorances behen pjese e orkestres se qeverisjes se dirigjuar nga kryeministri mbi bazen e marreveshjes se bere mes paleve dhe mbi bazen e ligjeve te shtetit. Mund te behen te gjalle e mund te ngrejne zerin vec nese dirigjenti u nderron papritur e papandehur partiturat programin apo nese dirigjenti vendos tu nderroje veglat pozicionin e rolin instrumentisteve ministrave pa u kerkuar nje mendim ketyre te fundit. Ne rrethana te tilla partite e koalicionit mund edhe te largohen nga qeveria e nga qeverisja.
Kjo po ndodh ne Shqiperi Jo po ndodh e kunderta. Jane instrumentistet po i mbetem paraboles se orkestres qe bejne cu ka enda dhe dirigjenti as qe e ve ujin ne zjarr. Do te ishte interesante te lexonit me kujdes nje fragment te intervistes qe Ilir Meta ka dhene para dy ditesh fragmentin qe u eshte derguar te gjitha gazetave te cilat e kane publikuar en bloc si te ishte fjala per ca komandamente te up-date-uara biblike sidoqofte kjo eshte puna dhe avazi i gazetave. Ne kete interviste ka nje moment ku Metes i duhet te shpjegoje zanafillin e sherrit me Priftin. Po ua sjell germe per germe ate fragment te fragmentit qe ilustron me mire parabolen e cakorduar te orkestres. Tok me pyetjet e gazetarit
Gazetari fare sfunksionoi mes jush dhe Priftit
Meta Nuk ezgiston asnje debat mes meje e Priftit....
Gazetari Por ju e keni larguar zotin Prifti.
Meta Jo nuk behet fjale per largim. shte rikompozim i qeverisjes. Kisha presion nga struktura te LSI-se qe ta lija Ministrine e Jashtme.
Gazetari Perderisa ishte ky presion pse su larguat fare nga qeveria
Meta Vendimi u mor ne funksion te nje pune me te mire me LSI-ne.
Gazetari Pse nuk u be rikompozimi me mirekuptimin e Priftit
Meta I kam bere te gjitha perpjekjet per mirekuptim
Gazetari Si ka punuar Prifti si minister
Meta Skam verejtje.
Gazetari fare bisede bete me Priftin
Meta I kam thene te benim nje rokade por ai kish probleme me avionin. Etj. Etj.
E shihni Keta jane dy ministra te cilet tregojne se se kane per gje ti nderrojne portofolet e poltronat sa here te duan. Nuk permendin fare kryeministrin i cili eshte boss-i i tyre dhe me te cilin e kane per detyre te konsultohen ngaqe eshte bash ai qe do ti vere vulen ketyre levizjeve. Jo jo as qe behet fjale. Mjafton qe keta te dy te merren vesh me sho-shoqjn e keshtu puna quhet e mbaruar dhe hesapi i qeruar.
Ti kete mbetur qejfi valle kryeministrit eshte ajo fjale Mund te duket bajagi e cuditshme se si nje kryeminister mund te mos e vrase mendjen fare qe dy ministra te tij jane duke negocjuar nje rokade postesh mes tyre por kjo eshte e vertete. Edhe sikur te supozonim se kryeministri nuk ka ditur gje mbi keto negociata xhambazesh supozim kot me kot ngaqe e dine te gjithe qe Prifti e ka informuar ne vijimesi ne dime qe ai eshte informuar me pas. Meta e Prifti jane zbrazur gjithe keto dite. E si ka reaguar kryeministri Ne menyren qe pritej. Tha se nuk perzihem ne punet e LSI-se qyshkur punet e qeverise qenkan punet e LSI-se dhe tha pak me pas se maxhoranca eshte solide. E kuptoni Ministri i jashtem i republikes sone e nxjerr postin ne ankand madje me keq se sa kaq ia ofron ate nje medemek harvardisti dhe kryeministri thote se kjo eshte pune e LSI-se. Shyqyr qe ky medemek harvardisti kish frike nga avionet
Shpjegimi i reagimit te qete e gazmor te kryeministrit ne keto rrethana merret lehte me mend. Askujt ne qeveri nuk i intereson se cfare ben tjetri. Secili ka hesapet dhe interesat e veta te cilat mund ti kuroje i pashqetesuar nga te tjeret. Me ndonje kusht am. Kushti qe ministrat kane per njeri-tjetrin eshte kur u ndane keto na rane prandaj askush te mos i hyje ne hise tjetrit. Ilir Meta i cili kuptoi se nuk i kish bere hesapet mire dhe i cili ne ndryshim nga Prifti qe mendon vec per sot mendon dhe per neser donte ta prishte kete kusht. Dhe ketu plasi sherri te cilin Berisha ka dashur ta mbaje si nje bombe implosive qe plas brenda vetes. Por qelloi te ishte nje bombe eksplozive.
Berisha nuk i ka dashur keto sherre. Madje ka qene i sigurte qe vetem sherre nuk do te kete. E pse duhet te kete Te gjithe bejne placke per hesap te vet dhe secili mbrohet nga Berisha secili eshte mendjefjetur se ka Berishen si nje kemishe imunitare apo impunitare. Po pse keshtu Kaq Budalla eshte Berisha Jo Berisha eshte me i mencuri nga te gjithe ngaqe e di se per ti mbrojtur mire e mire do ti duhet tu kerkoje voten per te uzurpuar te gjitha institucionet e do ti duhet tu kerkoje mbeshtetje ne te gjitha prapesite e veta parlamentare e jashteparlamentare per hesape qe shkojne pertej therrimeve korruptive me te cilat kenaqen ministrat. Kur vjen puna per te bere placke Berisha ua kalon te gjitheve. Ai eshte leshuar si kurre e si askush ndonjehere eshte leshuar me kuc e me mac. Te gjithe e dine kete gje por me implikimin korruptiv qe u ka bere dhe me mbrojtjen qe u ofron Berisha eshte siguruar qe smund ta hapin gojen per te e per te vetet.
Ky eshte sistemi qe eshte ngritur keto njezet vite. Kjo eshte finalja e tranzicionit shqiptar pas te cilit une personalisht nuk jam ne gjendje te di se cfare vjen. Ndoshta nuk vjen asgje. Kjo do te thote qe do te vijoje ky tranzicion. Tranzicioni i plackitjes se Shqiperise.
P.S. Sa me siper ne menyre te permbledhur thashe se pushteti i sotem eshte korruptuar deri ne indet e veta. Doni ta mbyll me nje afermacion tjeter aksiomatik Nje pushtet teresisht i korruptuar komandon vendin krejt i pashqetesuar vec ne nje rrethane kur opozita eshte po kaq e korruptuar. Sic
Marre nga Res Publica