PS Gjirokaster Po spekullohet me Tavon
GJIROKASTR- Njesia vendore e Partise Socialiste Gjirokaster nepermjet nje deklarate per shtyp ka sqaruar shkeputjen e deputetit te zones Vangjel Tavo nga grupi parlamentar i PS-se.
Ne komunikate thuhet se ikja e Tavos nuk ka lidhje me asnje parti tjeter politike dhe askush te mos perpiqet te spekulloje me kete vendim aq me pak Sali Berisha dhe Ilir Meta.
Me poshte komunikata e plote
Ne drejtues te njesive vendore te Partise Socialiste ne qarkun e Gjirokastres miq shoke e bashkepunetore te Vangjel Tavos prej 20 vitesh informojme opinionin publik se gjithcka shkruhet thuhet apo aludohet mbi deklaraten e tij jane te paverteta. Vendimi i Vangjel Tavos nuk ka lidhje me asnje parti te koalicionit qeverises por shpreh shqetesimin per situaten e brendshme te Partise Socialiste ne rrethin e Gjirokastres. Ne deklaraten e tij deputeti Tavo ka dhene alarmin per te zgjidhur disa ceshtje parimore dhe thelbi i ketyre ceshtjeve eshte i rendesishem si per Partine Socialiste te rrethit si per Vangjel Tavon si per ne ashtu edhe per gjithe popullin socialist por askush te mos guxoje te spekulloje per kete vendim te tij dhe aq me pak Berisha e Meta. Deklarata e Vangjel Tavos nuk eshte vendim individual por shprehje e vullnetit tone i cili eshte edhe vullneti i gjithe popullit socialist te Gjirokastres. Ne e garantojme popullin socialist se vota e tij nuk do jete kurre pro kesaj qeverie te korruptuar por pro vendimeve politike te Partise Socialiste.
Fenomeni i trafikimit te deputeteve ne Shqiperi mbetet ende nje problem per tu zgjidhur ne skenen politike. Pas largimit te deputetit Paulin Sterkaj nga grupi parlamentar Demokrat vetem pak dite me vone nje tjeter deputet largohet nga grupi i tij. Mesditen e djeshme ne menyre krejt te papritur deputeti i Qarkut te Gjirokastres Vangjel Tavo permes nje letre te shkruar lajmeroi largimin si deputet i socialisteve. Kjo levizje per deputetet socialiste ishte teper e papritur saqe te gjithe u njohen per kete levizje nga mediat qe transmetonin dhe riperserisnin lajmin e largimit te kolegut te tyre. Te kontaktuar nga gazeta Shekulli deputete te Partise Socialiste thane se ishin te habitur per kete qendrim te tij dhe se deri me dje Tavo nuk eshte ankuar asnjehere publikisht ne strukturat socialiste per ceshtje te drejtimit apo probleme te partise.
Kjo levizje qe vjen pasi nje deputet i mazhorances iu bashkua frontit opozitar mendohet te jete e pergatitur nga shumica per te mos vene ne rrezik numrat e saj qeverises. Ndonese ende nuk ka nje reagim zyrtar te Partise Socialiste ne lidhje me largimin e perfaqesuesit te tyre burime nga selia roze bejne te ditur se Tavo nuk ka pasur debate me lidershipin socialist dhe as ankesa te shfaqur dhe kjo menjanon sipas tyre nje largim per ceshtje ideore. E vetmja perplasje qe ka pasur midis strukturave te Partise Socialiste dhe deputetit socialist ka ndodhur gjate kohes se zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit. Ne zonen te cilen ishte pergjegjes kandidati Vangjel Tavo fshati Jorgucat ne Gjirokaster ka pasur probleme me ceshtjen e organizimit te zgjedhjeve nga ana e strukturave socialiste vendore. Burime nga PS bejne te ditur se megjithese ishte nje zone ku e majta kishte teper elektorat fshati Jorgucat doli 1600 vota me pak se e djathta.
Pas kesaj ndersa Partia Socialiste ka kerkuar sqarime per menyren se si kane ndodhur gjerat deputeti Tavo ka kerkuar ta kaloje ne heshtje kete humbje te tijen. Nga verifikimet qe jane bere nga baza socialiste deputeti Tavo kishte emeruar si perfaqesues te socialisteve nje komisioner i cili me pas rezultoi te ishte nipi i Luan Memushit. Ky i fundit ishte kandidat i Levizjes Socialiste per Integrim per zonen e Gjirokastres. Ne ate kohe kjo perplasje ka kaluar me shume debate. Nga te dhenat qe ekzistonin ne ate zone zgjedhore 200 vota te Partise Socialiste kane dale te pavlefshme pasi nuk ekzistonte vula e komisionarit socialist. Mbi kete ceshtje zyrtare te larte socialiste kane kerkuar qe ti shkohet sqarimit te ceshtjes deri ne fund dhe te behet procedim penal per abuzuesin me votat socialiste nese do te ishte e nevojshme.
Krahas problemeve te shfaqura ne zonen e tij elektorale dhe mosangazhimin e plote te tij ne zonen qe i takonte te punonte zyrtare socialiste bejne te ditur se prej mese 6 muajsh Vangjel Tavo nuk ka qene i pranishem ne jeten e strukturave te partise pasi ndodhej ne Kanada ku kreu nje vizite personale per disa muaj. Burime jozyrtare bejne te ditur se ish-deputeti i PS mund ti bashkohet grupit parlamentar te Levizjes Socialiste per Integrim.
Deklarata e plote e Vangjel Tavos per largimin nga PS
Me dhimbje te thelle dhe shume i hidheruar i cenuar ne personalitetin tim te krijuar me pune dhe me sakrifica jo vetem une por edhe qindra mijera socialist te Gjirokastres te cilet shperfillen prej kohesh me moral e kuraje civile dhe politike duke mos dashur kurre shpirterisht por i detyruar nga rrethanat e krijuara ne Partine Socialiste pas kater mandatesh i zgjedhur ne Kuvendin e Shqiperise si perfaqesues i Partise Socialiste detyrohem te largohem nga lidershipi aktual dhe te beje publike pavaresine time nga Grupi Parlamentar i PS per te qene i lire qe te shprehem dhe te veproje ne perputhje me bindjet e mira politike duke mbetur gjithmone socialist.
I zgjedhur kater here nga elektorati im me sistem mazhoritar i vleresuar dhe i nderuar nga ky elektorat per rreth 14 vite gjej rastin qe ti falenderoj publikisht ne shenje mirenjohje te perjetshme dhe ndjej detyrimin moral qe tu shpjegoj atyre rrethanat qe me detyrojne te marre kete vendim.
Partia Socialiste si nje parti model per demokracine brenda saj transparencen ne vendimmarrje per menyren e organizimit per solidaritetin njerezor civilizimin dhe nje sere virtytesh qe e karakterizonin me keqardhje e them se ka humbur vleren me te madhe te ketyre cilesive.
Sot kjo parti eshte personalizuar ne qender dhe ne baze ku demokracia e brendshme eshte zevendesuar nga autokracia ku forumet e saj shperfillen ku injorohen jo vetem baza e saj por edhe deputetet ku socialistet e vertete thirren vetem per beteja elektorale dhe me pas harrohen.
Sot prane lidershipit te PS-se gjejne vend njerezit qe kane shitur zgjedhjet ne Gjirokaster por qe dine te intrigojne te servilosen dhe te mbajne te punesuar nje armate njerezish qe nisin mesazhe ne telefonin e Kryetarit prej te cilave ky i fundit krijon opinione.
Verberia politike e lidershipit aktual po cenon hapur interesat e PS dhe integritetin e socialisteve te ndershem.
Mesa duket sot eshte koha e disa maskarenjve qe nuk kane asgje te perbashket me socialistet e vertete te cilet i kane zene frymen PS dhe perpiqen ta mbajne peng kete parti vetem per interesat e tyre te ngushta.
Duke mos dashur te behem pjese e kesaj maskarade dhe nga pamundesia qe te bashkejetoj ne nje familje me keta detyrohem te marre kete vendim duke qendruar ne Kuvendin e Shqiperise i vendosur per te mbrojtur deri ne fund interesat e elektoratit tim.
Me respekt dhe mirenjohje te thelle per te gjithe socialistet e Gjirokastres.
Matematika e Kuvendit shifrat e pasigurta te mazhorances
Krahas krizes politike zgjedhjet e fundit parlamentare kane sjelle dhe krizen e numrave per mazhorances. Megjithese kjo e fundit nuk e pranon nje gje te tille shumica qeverisese ka pasur veshtiresi te kaloje disa ligje qe kerkonin 71 vota ne situata te caktuara. Mjafton ketu te permendim votimin e ligjit te SHISH apo votimin dy here radhazi per dekretin e Presidentit mbi pronat. Pas zgjedhjeve koalicioni i PD u shfaq me 70 deputete 69 PD dhe nje PR dhe nje PDI. Nga ana tjeter te majtet i ndane votat e tyre ne 65 PS nje PBDNJ dhe kater LSI. Ne kushtet e nje barazimi absolut 70 me 70 ishte LSI ajo qe beri levizjen e pare duke i dhene te djathteve numrat e duhur per te pasur nje mazhorance te brishte. Por pak kohe me pas nga dy koalicionet kryesore ndodhi rrjedhja e pare. Shpetim Idrizi u largua nga PS ndersa Dashamir Tahiri nga koalicioni PD-PDI per te krijuar te dy partine PDU. Kjo levizje kaloi pa shume zhurme dhe PDU u vendos ne nje pozicion me prane qeverise se sa opozites.
Zhurma nisi ne momentin kur doli ne drite konflikti mes Ilir Metes dhe Dritan Priftit. Ky i fundit pas shkarkimit nga posti i ministrit po mban nje qendrim te distancuar kundrejt LSI-se dhe nje qendrim pasiv kundrejt te gjithe mazhorances. Prifti ndodhet jashte Shqiperise dhe nuk ka marre pjese ne votimet e fundit ne parlament. Me pas ishte radha e Paulin Sterkajt qe te largohej nga mazhoranca. Deputeti i Shkodres akuzoi PD-ne per drejtimin e keq te vendit dhe deklaroi se do te qendroje jashte ketij grupimi. Me largimin e Tahirit dhe Sterkajt si dhe me qendrimin pasiv te Priftit votat e sigurta te mazhorances u tkurren nga 74 ne 71. Me keto numra PD e ka te pamundur qe te qeverise pasi ne shumicen e votimeve ne Kuvend e gjen veten ne minorance e jo ne mazhorance. Ministrat deputetet dhe kryetarja e Kuvendit per shkak te angazhimeve nderkombetare gjenden shpesh jashte shtetit dhe shume rralle shumica qeverisese ka te gjithe numrat e duhur ne parlament. Nje tjeter deputet qe ka shfaqur pakenaqesi kohet e fundit eshte edhe republikani Fatmir Mediu i cili ka shprehur haptazi kundershtimin e tij ne lidhje me shume ligje te miratuar nga mazhoranca si dhe me perfaqesimin e ulet qe ka partia e tij kundrejt LSI-se.
Kjo e ka detyruar mazhorancen qe te nise negociatat aktive me PDU-ne dy votat e se ciles do i jepnin sigurine e munguar. Berisha ka zhvilluar takime konkrete me deputetet e PDU-se duke u premtuar atyre perfshirjen ne qeveri por ne nje kohe te dyte. Kryeministri eshte ne pritje te vendimit per vizat pasi i druhet votes kunder te Greqise ne rast se dy deputetet came hyjne ne qeveri me nje axhende konkrete per mbrojtjen e pronave te shqiptareve ne shtetin fqinj. Nje lloj bashkepunimi mes PD dhe PDU eshte vene re ne seancat e fundit parlamentare kur Idrizi dhe Tahiri kane dhene voten e tyre per te rrezuar dekretin e presidentit Topi per pronat pasi vete mazhoranca nuk kishte numrat e duhur.
Ne kete moment vjen edhe levizja e fundit ajo e Vangjel Tavos. Bazuar ne ate qe ka thene vete Tavo ai largohet nga grupi i PS por mbetet socialist. Me e mundshmja eshte qe ai te afrohet me LSI-ne por kjo mbetet per tu pare ne ditet e ardhshme. Nderkohe te dyja koalicionet pretendojne se ne ditet e ardhshme do te kete levizje te tjera deputetesh. Secila parti pretendon se do ti marre dy ose tre deputete tjetres duke e kthyer Kuvendin ne nje shesh pazaresh ku te gjithe jane ne tave.
Deputetet e larguar
Shpetim Idrizi largohet nga grupi i PS
Dashamir Tahiri largohet nga PDI
Idrizi dhe Tahiri krijojne PDU-ne
Paulin Sterkaj largohet nga grupi i PD
Vangjel Tavo largohet nga grupi i PS