E Hënë, 2 Nëntor 2026

Patos- U denoncua nga vajza e mitur për abuzim seksual, arrestohet 36-vjeçari

Një 36-vjeçar nga Patosi është vënë në pranga nga policia, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij të mitur.

Sipas informacioneve, bëhet me dije se 36-vjeçari është denoncuar nga vajza e tij 12-vjeçare e cila pretendon se është abuzuar seksualisht sistematikisht nga babai i saj.

Ngjarja është regjistruar në fshatin Sheqishtë të Patosit. Në një prononcim për media, mamaja e të miturës ka kërkuar dënim të autorit të ngjarjes.

“Të marrë dënimin e merituar, po shteti të më ndihmojë se jam mes katër rrugëve me fëmijët”, ka deklaruar Juela M.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Z. M., 36 vjeç, banues në fshatin Sheqishtë, Patos, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij 12 vjeçe.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›