E Shtunë, 31 Tetor 2026

Patos/ Fuoristrada, shtyp te moshuarin dhe lopen

Fuoristrada shtyp te moshuarin se bashku me lopen e tij ne aksin kombetar Fier-Patos. Burime zyrtare bene me dije se ndaluan oret e vona te mbremjes se merkure, shoferin Baftjar Gropa, pasi duke drejtuar automjetin ka aksidentuar me vdekje 74-vjecarin Rushan Rushani, banor i Portzes. Ngjarja ka ndodhur ne oren 21:00 te mbremjes, kurse i moshuari mesohet se ka qene duke u kthyer per ne shtepi se bashku me lopen. Ne nje moment qe makina po afrohej, kafsha eshte trembur dhe ka marre me vete 74-vjecarin. Shpejtesia e fuoristrades me targa BS 029 KF, i ka sjelle vdekjen ne mes te rruges Rushanit. Burime policore thane se shkak ka qene nderprerja e rruges nga viktima.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›