E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier/ Deportohet nga Zvicra, pranga ne Rinas te denuarit

Nje 22-vjecar eshte prangosur pak minuta pasi eshte riatdhesuar nga Zvicra ne aeroportin e Rinasit "Nene Tereza", pasi figuronte ne listen e te kerkuarve te policise per krimin e vjedhjes. Burime zyrtare te Policise se Fierit konfirmuan ndalimin e Marjus Pocit, banues ne fshatin Drize te komunes Qender. Gjykata e Shkalles se Pare Fier, e ka denuar ate me 2 muaj e 20 dite burg, pasi eshte gjetur fajtor per vjedhjen e pasurise se mbetur ne tentative. Ngjarja ka ndodhur kohe me pare ne lokalin e Pellumb B., ne "Qafen e Koshovices". Autori ka mundur qe te largohej drejt Zvicres, ku dhe eshte kapur pa dokumente te rregullta qendrimi.

Xh. B.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›