E Shtunë, 31 Tetor 2026

Patos pranga shefit te policise

/ /

Burimet zyrtare te Prokurorise se Pergjithshme bejne me dije se shefi i policise se qytetit naftetar te Patosit u arrestua ne mesdite nga Njesia Task Force Antikorrupsion ne Prokurorine e Fierit. Arrestimi u be pas leshimit te nje urdhri-ekzekutimi nga ana e Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Fier. Gerjan Kondi 34 vjec banor i Fierit eshte vene ne pranga te kolegeve te tij pas akuzave te ngritura nga prokuroria. Nderkohe qe eshte arrestuar edhe shtetasi Vladimir ilotaj 42 vjec lindur dhe banues ne Fier administrator i nje shoqerie karburantesh me qender ne kete qytet Lladi 2008. Burimet e prokurorise konfirmojne se arrestimi i tyre u krye ne kuader te hetimeve prej me shume se 8 muajsh te kryera keto nga Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Fier per veprat penale vjedhje duke shperdoruar detyren vjedhje ne bashkepunim e kryer kjo me shume se nje here me pasoja te renda pastrimi i produkteve te vepres penale sigurimi i mjeteve per vjedhje dhe pervetesimi i mallrave te vjedhura. Sipas prokurorise te arrestuarit ne menyre te vazhdueshme realizonin vjedhje te karburanteve te llojit nafte bruto ne pronesi te Albpetrol-sha Fier. Hetimet vazhdojne pasi dyshohet per perfshirje ne aktivitet kriminal dhe te personave te tjere per te cilet po behen hetime nga Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Fier. Ndaj shtetasve te arrestuar eshte vendosur masa e sigurimit arrest ne burg. Burime po ashtu te rezervuara nga prokuroria bejne me dije se Kondi arrinte te siguronte naften bruto nga puset e naftes ne Patos-Marinez dhe e conte kete per ta tregtuar ne karburantin qe administrohej nga ilotaj. Nderkohe mesohet se te arrestuarit nuk kane pranuar te kene kryer kete veper penale por prokuroria po vazhdon hetimet edhe me tej per te hedhur drite mbi linjen e sakte te vjedhjes se karburantit. Tashme hetimet jane shtrire ne radhet e kompanise Albpetrol kryesisht tek punetoret e thjeshte qe i lidhte puna me puset te cilet dyshohet se siguronin naften ne zonen e nxjerrjes se saj dhe pa u prekur nga ana e policise karburanti mberrinte ne Fier. Prej kohesh perfaqesues te kompanise Albpetrol kane kerkuar qe te merren masa pasi nafta vidhej dhe puset demtoheshin. Policia e qarkut Fier ka arritur te vere ne pranga shume persona te cilet jane kapur ne flagrance duke nxjerre nafte te paregjistruar nga sektoret perkates si dhe duke e transportuar ate drejt tregjeve te lira ne menyre te paligjshme. 34-vjecari Gerjan Kondi lindur dhe banues ne Fier kishte rreth 4 vjet qe mbante detyren si shef i Postes se policise Patos prane Drejtorise se Policise Fier.

FIER/ MAJLINDA RAMA

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›