Burg 39 vjeçarit nga Fieri, kalonte emigrantë të paligjshëm

Ditën e sotme është arrestuar një 39 vjeçar nga Fieri i dënuar për “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, është bërë i mundur arrestimi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë, i shtetasit Sokol Agur Kuka, 39 vjeç, lindur në Fier.
Ndërkaq, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, ka dënuar shtetasin Kuka me 1 vit e 8 muaj burg dhe 2 milionë lekë gjobë, për kryerjen e veprës penale të "Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit".
Në vitin 2007, Sokol Kuka, në bashkëpunim me persona të tjerë, kanë organizuar kalimin ilegal të disa shtetasve nga Fieri drejt Greqisë. Shuma që duhej paguar për kalimin e paligjshëm të kufirit drejt shtetit grek ishte 700 uuro për person.