Sarande futesh shqiptar e del me shtetesi afgane nga gjendja civile
SARANDE - Mund te dalesh edhe nenshtetas afgan nga zyra e gjendjes civile. Keshtu ka ndodhur me nje banore nga komuna e Dhivrit ne Sarande. Certifikata e marteses qe mban emrat e bashkeshorteve Aleksander dhe Violeta Kalivjoti eshte kthyer mbrapsht nga Ministria e Jashtme ne Tirane per parregullsi ne te. Ne dukje ne certifikate mund te lexosh atesine amesine datelindjen vendlindjen seksin gjendjen civile kombesine greke. Por kur vjen puna tek shtetesia sheh edhe cudine. Violeta Kalivjoti e lindur ne fshatin Cerkovice te komunes se Dhivrit ne Sarande po ti besosh kesaj certifikate eshte me nenshtetesi afgane. Askush nuk e kishte pikasur kete gabim madje as vete posedueses te certifikates derisa Ministria e Jashtme e ktheu te pavulosur per parregullsi. E leshuar nga gjendja civile e komunes se Livadhjase certifikata ishte kaluar edhe nga sporteli i nenprefektures se Sarandes e vulosur si e rregullt e pa e vene re lapsusin e bere nga punonjesja e gjendjes civile. Tashme Violeta Kalivjotit i duhet te nise proceduren nga fillimi sigurisht me nje kosto shtese. Askush nuk pergjigjet per vonesen ne kohe dhe as per rendesen ne xhep te kesaj qytetareje afgane. sh.d