Nafta shefi i Patosit mohon akuzen hetohen dhe 17 vete
Keshtu eshte mbrojtur para grupit hetimor shefi i policise se Patosit Gerjan Kondi i arrestuar te marten me akuzen e vjedhjes se naftes se Albpetrolit. E ndersa vijon marrja ne pyetje e te arrestuarve Kondit dhe administratorit te shoqerise Lladi 2008 Vladimir ilotaj hetimet jane shtrire edhe me tej. Objektivi i radhes kane qene puset e naftes ne Patos-Marinez. Hetimoret kane kerkuar nga pergjegjesit e tyre dokumente te ndryshme te cilat jane sekuestruar deri ne shqyrtim ndersa jane kerkuar te gjitha fletet qe vertetojne sasine e naftes se nxjerre si dhe flete-daljet e regjistruara dhe destinacionet e tyre. Ne te njejten kohe burimet nga grupi hetimor sqarojne se rreth 17 punetore te naftes perfshi ketu punetore te mesem dhe te ulet jane marre ne pyetje per te siguruar informacionin se si dilte prej aty nafta. Deri tani nuk ka te dhena te sakta qe te mund te vertetoje nje rrjedhe te qarte te menyres se si behej vjedhja ne kohe te vecanta por hetimoret dyshojne tek punetore qe keqyrin puset e naftes. Pikerisht mbi ta mesohet se do te perqendrohet hetimi edhe ne ditet ne vijim. Nderkohe ne kete hetim po bashkepunon fuqishem edhe vete kompania Albpetrol si dhe kreret drejtues te sektoreve te ndryshem te saj. Prokuroria e Fierit nuk jep detaje por burimet brenda saj flasin per nje rrjet te gjere qe qarkullonte ne kete lloj afere. Madje ne polici jane shoqeruar edhe banore te zones se Patos-Marinezes te cilet kane treguar se kane pare bote qe leviznin naten neper fshat por nuk dine te thone nese ishin bote te paligjshme apo jo. Nderkohe tashme jane sekuestruar te gjitha dosjet e vitit 2010 qe flasin per aktivitetin e naftes ne Patos-Marinze. Hetimi qe coi ne arrestimin e shefit te policise ka nisur prej 8 muajsh dhe sipas grupit te punes ka prova te mjaftueshme te cilat provojne fajesine e tyre.
PATOS/ MAJLINDA RAMA