E Shtunë, 31 Tetor 2026

Patos, vret veten 56-vjeçarja

PATOS – Një 56-vjeçare i ka dhënë fund jetës tragjikisht, duke u vetëvrarë në shtëpinë e saj. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30 në qytetin naftëtar të Patosit. Burimet zyrtare të policisë së qarkut Fier kanë konfirmuar se shtetësja Hava Qano humbi jetën, si pasojë e një akti vetëvrasës. Familjarët e viktimës kanë dëgjuar një të shtënë arme në dhomën e gjumit të 56-vjeçares dhe menjëherë kanë hyrë brenda, ku janë përballur me skenën tragjike. Gruaja ka gjuajtur veten në gjoks me arme gjahu. Megjithëse familjarët janë munduar ti japin ndihmën e shpejtë duke e dërguar në spitalin e qytetit, ata nuk kanë mundur ti shpëtojnë jetën, pasi mjekët konfirmuan se gruaja ka mbërritur e pajetë në spital. Në vendngjarje kanë mbërritur forca të policisë së Patosit dhe të Fierit, të cilat morën dëshmitë e familjarëve dhe ekzaminuan vendin e ngjarjes, ndërsa kanë sekuestruar edhe armën e krimit. Megjithëse po punohet për ngjarjen, ende nuk ka një shkak që mendohet ta ketë shtyrë nënën e një fëmije të rritur të vetëvritet. Gruaja nuk punonte, ndërsa nuk kishin probleme ekonomike.               m.r

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›