E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, Universiteti anëtar i Konferencës së Rektorëve

Rektori i Universitetit të Shkodrës, Artan Haxhi

SHKODER – Universiteti i Shkodrës Luigj Gurakuqi anëtarësohet me të drejta të plota në Konferencën e Rektorëve të Universiteteve të Rajonit të Alpeve dhe Adriatikut (AARC). Rektori Artan Haxhi u shpreh se Kjo është një mundësi shumë e mirë e Universitetit të Shkodrës për të zgjeruar lidhjet dhe bashkëpunimet me universitetet e huaja, si për pedagogët ashtu dhe për studentët. Sipas tij, ky është një vlerësim i veçantë për Universitetin e Shkodrës, pasi anëtarët e Konferencës së Rektorëve kanë marrë në shqyrtim të gjithë aktivitetin e Universitetit dhe vetëm pasi kanë parë nga afër gjithçka, kanë vendosur të votojnë unanimisht pro. AARC promovon dhe koordinon punën në lidhje me kërkimin shkencor, mësimdhënien, shkencën dhe kulturën, bashkëpunimin ndërdisiplinor, ndihmon bashkëpunimin mes  profesorëve dhe studentëve, merret me bursat, projekte të ndryshme etj, u shpreh më tej rektori Haxhi. Mësohet se më 14 maj 2011, në Goricia Itali, u nënshkrua marrëveshja mes Universitetit të Shkodrës dhe Konferencës së Rektorëve të Universiteteve të Rajonit të Alpeve dhe të Adriatikut.       r.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›