E Diel, 1 Nëntor 2026

Perplaset ambulanca rende infermierja dhe shoferi

Aksident ne autostraden Kukes - Morine ku kete here ne aksident eshte perfshire nje autoambulance e cila kthehej nga qendra spitalore e Tiranes ne drejtim te qytetit te Bajram Currit. Ne afersi te doganes se Morinit autoambulanca e spitalit te Bajram Currit eshte perplasur me borduren metalike te autostrades pas humbjes se kontrollit te mjetit nga drejtuesi i saj dhe per pasoje kane mbetur te plagosur rende drejtuesi i saj 50-vjecari Riza Arifi dhe infermierja qe ndodhej ne automjet 43-vjecarja me iniciale L. M.50-vjecari eshte transportuar me pas me helikopter drejt Spitalit Ushtarak te Tiranes ndersa infermierja eshte derguar ne spitalin e Prizrenit. Mesohet se autoambulanca kthehej nga Tirana pasi kishte derguar me urgjence ne qendren spitalore nje femije.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›