Meshe dhe ceremoni kujtimi per Aristotel Gumen

Autoritetet lokale krere te PBDNJ-se Kishes Ortodokse dhe deputete greke
Nje meshe dhe nje ceremoni perkujtimore e zhvilluar e gjitha paqesisht u mbajt dje ne kujtim te 37-vjecarit nga Himara Aristotel Guma. 40 dite nga vdekja ne nje aksident te dyshuar si te qellimshem automobilistik te 37-vjecarit nga Himara autoritetet lokale krere te PBDNJ-se te Kishes Ortodokse dhe deputete nga Parlamenti grek ishin te pranishem ne ceremonine e perkujtimit te Gumes. Gjate ceremonise ishin te pranishem edhe prefekti i zones te Atikes deputeti i partise se djathte LAOS Spiridon-Andonis Georgiadhis deputeti i PASOK-ut per Janinen Mihalis Pandullas ish-prefekti i Selanikut si dhe kreu i PBDNJ-se Vangjel Dule deputeti i PBDNJ-se Thoma Mico si dhe kryetari i Bashkise se Himares Vasil Bollano.
Ne meshen e mbajtur ne gjuhen greke merrte pjese edhe metropoliti i Gjirokastres me korin fetar. Ceremonia fetare nisi pikerisht ne vendin ku te rinjte nga Vlora perplasen me makine ne nje aksident te dyshuar si i qellimshem Aristotel Gumen ndersa ai po ecte me motorin e tij drejt Himares 40 dite me pare. Me pas ne kishen Shen Pandon te Himares mesha e kesaj te diele i eshte dedikuar Gumes. Mesha ka zgjatur per me teper se tri ore. Pas saj te gjithe te pranishmit u jane drejtuar varrezave te Himares ku fjalen e rastit e ka mbajtur metropoliti i Gjirokastres. Pas homazheve ne varreza i jane drejtuar familjes Guma per ngushellimet e rastit.
Ne nje interviste te dhene per mediat Dule eshte shprehur se ne te gjithe ceremonine nuk u dha asnje deklarate politike por ajo ishte nje dite perkujtimore per Aristotel Gumen. Nderkohe kryetari i Bashkise se Himares Vasil Bollano tha Sot dje eshte dite zie ne nder te Aristotel Gumes eshte dite zie ne nder te te riut qe padrejtesisht humbi jeten.Policia shqiptare kishte marre te gjitha masat qe ceremonia te zhvillohej e qete dhe kishte siguruar zhvillimin paqesor te te gjithe ceremonise ku nuk eshte shkaktuar asnje incident.
Ngjarja iI riu u perplas me makine pas nje sherri per gjuhen
Nje 37-vjecar humbi jeten i perplasur nga nje makine ne Himare ndersa bashkeqytetaret e tij bllokuan per ore te tera rrugen nacionale duke thene se krimi kishte motive etnike dhe kerkuan drejtesi. Reagimi i policise per ngjarjen ishte i menjehershem dhe 7 persona u arrestuan nen akuzen e bashkepunimit dhe ndihmeses per autorin nderkohe qe personi i dyshuar se drejtonte mjetin ne momentin e perplasjes u dorezua pak dite pas ngjarjes ne Drejtorine e Policise ne Vlore. Ka qene ora 2200 e se enjtes 12 gusht kur ndersa udhetonin me nje makine 5 te rinj jane perballur ne rruge me 37-vjecarin. Policia thote se ata kane pasur nje grindje per motive banale pasi 37-vjecari kishte bllokuar rrugen dhe pas kesaj personi qe drejtonte makinen e ka perplasur ate duke i shkaktuar vdekje te menjehershme. Ne nje njoftim per shtyp Policia e Shtetit saktesoi se Aleksander Gjokaj Bledar Meminaj Andi Kotorri dhe Juxhin Mustafaraj teksa udhetonin me nje mjet tip Audi me ngjyre gri me targa te shtetit anglez me drejtues mjeti shtetasin Ilir Muka ne aksin rrugor Himare qytet - Himare fshat pas nje debati me fjale per motive banale me shtetasin Aristotel Guma banor i fshatit Himare i cili po udhetonte me motociklete ne te njejten rruge ne vendin e quajtur Avli e kane goditur ate me automjetin e tyre duke i shkaktuar vdekjen e menjehershme.