E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkaterrohet ne Krete banda shqiptare e grabitjeve

Policia greke ka shkaterruar nje bande shqiptaresh te cilet grabisnin dyqane floriri ne ishullin e Kretes. Policia tha se behet fjale per nje organizate kriminale ne perberje te se ciles jane 6 shtetas shqiptare te moshes 22-28 vjec ndersa jane ne kerkim dhe 2 persona te tjere. Pese prej te akuzuarve u arrestuan ne oren 9 te mbremjes se te enjtes ne afersi te Universitetit te Iraklios ndersa i gjashti u arrestua te shtunen ne shtepine e tij ku iu gjeten nje arme 29 fisheke dhe 40 grame kokaine. Mbi 6 shqiptaret e arrestuar rendon akuza e grabitjes neper dyqane ari e floriri grabitje neper banesa si dhe te 8 makinave. Policia u gjeti shqiptareve ne momentin e arrestimit dhe 3000 euro si dhe nje sasi te vogel bizhuterish te kushtueshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›