Patozi: Bllokimit te Rames qytetaret do t’i pergjigjen me vote
Nenkryetari i Partise Demokratike Astrit Patozi eshte shprehur i bindur se me 23 qershor mazhoranca qeverisese do te shenoje nje fitore spektakolare. Kete deklarate kryetari i grupit parlamentare te PD-se e beri gjate ceremonise festive te 22 vjetorit te themelit te deges se Partise Demokratike per Vloren. Gjate fjales se tij Patozi ka theksuar se, PD-ja eshte force e perkushtuar per integrimin e vendit drejt Bashkimit Evropiane qe prej themelimit te saj. “Ne do ti fitojme zgjedhjet e 23 qershorit, jo thjeshte per realizmin e sukseseve tona per keto dy mandate, por kryesisht per ate qe do te bejme ne te ardhmen per programin tone politik. Kemi shume me teper pune per bere ne kater vitet qe na presin. Se ne jemi partia e fjales se mbajtur dhe ne flasim me veprat tona dhe veprat tona jane te shperndara sot ne Vlore dhe ne mbare Shqiperine”, eshte shprehur kryetari i grupit parlamentare te PD-se, njeheresh edhe deputet i Vlores, Astrit Patozi. Duke u ndalur tek bllokimi qe opozita po i ben integrimit te vendit, Patozi u shpreh se aktualisht kjo mazhorance ka perballe platformen e bllokimit, te shpifjeve dhe platformen e mohimit te gjithckaje. Duke shprehur besimin tek vendimi i drejte i shqiptareve, Patozi tha se, “ne jemi te sigurte qe shqiptaret do ta refuzojne me neveri kete platforme me 23 qershor”. Gjithashtu me tej gjate fjales se tij numri dy i PD-se u shpreh se, koalicioni i ardhshem do te jete me i madhi ne historine e zgjedhjeve, sepse ai do te jete koalicioni i qytetarit.