E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guxholli: Kompania eshte rekomanduar nga kryebashkiaku i Fierit

Pas publikimit te lajmit per arrestimin e ish-ministrit peruan dhe akuzave te opozites, se ai eshte strehuar ne Shqiperi si biznesmen dhe ka gjetur ketu mbeshtetjen e qeverise, ka ardhur edhe reagimi i keshilltares se kryeministrit per ceshtjet ekonomike Suzana Guxholli. Nepermjet nje deklarate te shperndare per mediat, zonja Guxholli sqaron se, kompania eshte rekomanduar nga Kryetari i Bashkise se Fierit, Baftjar Zeqo. “Mediat e kontrolluara nga Edi Rama dhe ndonje shpifes i paguar prej tij, mashtrojne opinionin publik lidhur me arrestimin nga Policia e Tiranes te Manuel Augusto Blacker Miller, ish-minister i jashtem i Peruse i kerkuar nga Interpol. Ky veprim i Policise se Tiranes hedh balte si mbi zotin Rama dhe mediat e kontrolluara prej tij, ashtu dhe mbi shpifesit e paguar qe ai nxjerr. Kompania ne fjale ne menyren me kembengulese dhe te perseritur eshte rekomanduar nga kryetari socialist i Bashkise se Fierit zoti Baftjar Zeqo, jo me nje, por me disa letra drejtuar kryeministrit, por dhe me mesazhe sms. Nepermjet letrave dhe mesazheve insistuese te vazhdueshme, kryetari socialist i Bashkise se Fierit Baftjar Zeqo, i kerkon kryeministrit mbeshtetje per projektin e kesaj kompanie. Zoti Zeqo thekson ne letrat dhe mesazhet e tij, se ka mese dy vjet qe bashkepunon ne menyre te suksesshme me kete kompani per realizimin e projektit te saj ne qytetin e Fierit”, thuhet ne deklaraten e bere nga keshilltarja e kryeministrit. Gjithashtu ajo sqaron me tej se, ka pritur ne nje takim te vecante pas kerkeses se drejtuar kryeministrit nga zoti Baftjar Zeqo dhe perfaqesues te kesaj kompanie, perfaqesuesit e saj. “Jane pritur ne takim nga ashtu sic ndodh ne te gjitha rastet perfaqesuesit e kesaj kompanie, rregull ky i pandryshuar ne te gjitha kerkesat e autoriteteve vendore apo kompanive te biznesit, te cilet me pas drejtohen ne institucionet pergjegjese sipas fushave te projekteve”, sqaron Guxholli. Duke i quajtur shpifje deklaratat e bera nga opozita dhe mediat prane saj, Guxholli thekson ne deklaraten e saj se, “duhet te kesh moralin e Edi Rames qe te shpifesh se qenka strehuar ne Tirane prane kryeministrise ai qe ndalohet nga autoritetet e policise shqiptare. Madje theksoj se, eshte e vertete qe ai eshte strehuar ne Tirane, por nga Fideli i tij ne Kullat Binjake prone e deputetit te PS Fidel Ylli. Gjithashtu keshilltarja e kryeministrit ka bere publike edhe tre letrat e protokolluara, te cilat jane derguar nga kryetari i bashkise se Fierit z.Baftjar Zeqo ne adrese te kryeministrit si dhe letrat e derguara nga kompania.

Bashkia: “Miller kerkoi te investonte ne Fier”

Pas deklarimeve per shtyp te bera nga keshilltarja e kryeministrit per ceshtjet ekonomike, Suzana Guxholli, Bashkia Fier sqaroi me nje njoftim per shtyp mbi ceshtjen e ish-ministrit peruan. Sipas Bashkise se Fierit, Miller ka bere kerkese per nje investim ne Fier dhe se Bashkia i kerkoi firmes qe te marre leje nga qeveria dhe pastaj te ushtroje biznesin ne Fier. Ja njoftimi i plote. “Kompania ”Apollonia Investmens”, drejtuar nga shtetasi Manuel Augusto Blacker Miller, regjistruar ne Shqiperi, eshte paraqitur tri muaj me pare ne Bashkine Fier me ekstrakt te QKR per nje projekt mbi ndertimin e nje impianti te perpunimit te mbetjeve urbane. Ky projekt iu prezantua ekzekutivit dhe Keshillit te Bashkise, dhe gjate kohes qe vazhdonin negociatat, Bashkia Fier e rekomandoi kompanine ne fjale, qe te pajisej me lejen e qeverise shqiptare, ashtu sikurse ligji e parashikon”, thuhet ne deklarate.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›